Bernard Challandes

FFK i uron shërim të shpejtë përzgjedhësit Challandes pas operimit 

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka uruar shërim sa më të shpejtë trajnerit të kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, i cili është operuar dje në gju.

“Roli i tij në ecurinë e ekipit tonë Kombëtar është shumë i rëndësishëm, prandaj ne e presim përzgjedhësin Challandes që të kthehet sa më i fortë në shtator kur na presin dy sfidat e radhës”, ka thënë Ademi.

Drejtuesit e FFK-së përveç se i kanë uruar shërim të shpejtë, trajnerit Challandes i kanë dëshiruar vazhdim të rezultateve të mira me kombëtaren e Kosovës.