Agim Ademi dhe Eroll Salihu ne konference per media Foto: KALLXO.com

FFK i dhuron klubeve kosovare nga 10 topa FIFA PRO

Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar sot disa topa të rijn që do t’i shpërndahen klubeve kosovare.

Nga 10 topa të llojit FIFA PRO, do t’i shpërndahen klubeve kosovare kanë bërë të ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Sot është një projekt qe e kemi nisur kohë më parë, janë topat e FIFA-PRO, kemi filluar për ndihmën e klubeve. Nuk është ndihmë e madhe. Qëllimi është që të gjitha ndeshjet të luhen me topa të njëjtë. Për ekipet e superligës do të ndahen nga 10 topa”, tha në konferencë për media, kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Sipas Ademit, superliga e Kosovës nuk do të trajtohet njëjtë me ligat më të ulta të UEFA-së.

Ai ka bërë të ditur se dhurimi i këtyre topave do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa sekretari i FFK-së, Eroll Salihu tha se janë të interesuar t’i ndihmojnë klubeve dhe shkollave të futbollit.

“FFK-ja është duke bërë ç’mos që ti ndihmoj klubet, po tentojmë që t’i japim ndihma klubeve. Kryetari ka projekt që ti ndihmoj edhe shkollave të futbollit”, tha Salihu në mes tjerash.