FFK dhe UEFA e caktojnë orarin e ndeshjeve të fazës paraeliminatore të Ligës së Kampionëve

Federata e Futbollit e Kosovës, në këtë vit do të jetë mikpritëse dhe organizatore e ndeshjeve të rrethir paraleminatore të Ligës së Kampionëve.

FFK-ja, ka njoftuar se sot ka arritur marrëveshje me zyrtarët e UEFA-s, për terminet e ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale të kësaj faze.

Të martën e 25 qershorit, ndeshja e parë gjysmëfinale do të jetë ajo ndërmjet SP Tre Penne nga San Marino dhe Santa Coloma nga Andorra, e cila do të zhvillohet prej orës 15:00, derisa në orën 20:45 do të luajnë Feronikeli dhe Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Ndërkohë, ndeshja finale ndërmjet dy skuadrave fituese do të zhvillohet të premten e 28 qershorit, në orën 20:45. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.