
Feronikeli - TNS, pjesa e parë mbyllet pa gola (Foto)
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Feronikelit dhe TNS. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0.
Rastin më të mirë për gol e pati Besmir Bojku në minutën e 3’ të ndeshjes pas një krosimi të mirë të Mendurim Hotit, por goditja e Bojkut përfundoi jashtë.
Mevlan Zeka në minutën e 4’ po ashtu pati rast të mirë për gol, por goditja e tij me kokë devijohet.
Zeka përsëri në minutën e 11’ rrezikoi portën e kundërshtarit, por prapë goditja e tij ishte jashtë portës.
Astrit Fazliu me një soloaksion në minutën e 34’ provoi të shënojë, por goditja e tij shkoi jashtë portës.
Rastin e fundit të mirë në këtë 45 minutësh e pati Albert Dabiqaj, por edhe ai goditi jashtë portës.
Kjo është ndeshja e kthimit e rrethit të parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë në Uells kishte përfunduar me rezultat 2-2.