Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com

Feronikeli sot e luan ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit në garat europiane

Skuadra e Feronikelit e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramdani sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” do tëa luaj ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit në garat europiane, saktësisht në garën më prestigjioze në Europë për klube, Liga e Kampionëve.

Kampionët e Kosovës, triumfuan në turneun parakualifikues të Ligës së Kampionëve që u mbajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në rundin e parë kualifikuese Feronikeli në ndeshjen e parë e luajti në Uells me skuadrën TNS.

Djelmoshat e drejtuar nga Zekirija Ramadani, arritën që në këtë ndeshje të marrin rezultat pozitiv në fund të ndeshjes, pasi ishin duke humbur me rezultat 2-0, mirë Mevlan Zeka dhe Astrit Fazliu i shpëtuan kampionët e Kosovës.

Nikli do të luaj sot si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë prej orës 20:45, në ndeshjen e kthimit ndaj TNS.

Feronikeli sot mund ta shkruaj historinë nëse arrinë të kaloj në rundin e dytë  të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadrës nga Drenasi, i mjaftojnë dy barazime me rezultat 0-0 dhe 1-1, që të kualifikohet tutje, edhe fitorja.

Vetëm humbja e eliminon nga Liga e Kampionëve.

Nëse Feronikeli kalon tutje atëherë në fazën e dytë kualifikuese do të luaj ndaj skuadrës së njohur daneze Kopenhaga.

Kurse, nëse eliminohet atëherë do të luaj ndaj skuadrës nga Mali i Zi, Sutjeska në Europa League.