Feronikeli penalizon fëmijët, nuk i lejon ta shikojnë ndeshjen kundër Prishtinës në stadium

Ndeshja e së dielës që zhvillohet ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, prej orës 16:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Feronikeli ka njoftuar se e ka dyfishuar çmimin e biletave, në 5 euro për ta parë këtë ndeshje.

Përveç rritjes së çmimit të biletave, Feronikeli ka ardhë me një vendim të çuditshëm, që ua ndalon personave nën moshën 15 vjeçare të futen në stadium edhe nëse ata posedojnë bileta.

Arsyetimi i tyre është se për këtë ndeshje ka interesim të madh për ta parë këtë ndeshje dhe vendet janë të limituara.

“Fëmijët nën moshën 15 vjeçare, nuk do të lejohen të futen në stadium edhe nëse posedojnë biletë (për shkak të interesimit të madh për këtë ndeshje dhe vendeve të limituara)”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.