Feronikeli njofton për çmimin e biletave për ta parë ndeshjen me Prishtinën

Me 19 maj të dielën në Drenas do të jetë vëmendja e të gjithë futbolldashësve, pasi do të vendoset se kush do të jetë kampion i sezonit 2018/2019 në Superligën e Kosovës.

Feronikeli e pret Prishtinën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ndeshje e cila fillon prej orës 16:00.

Skuadra nga Drenasi ka treguar se për këtë ndeshje i ka ngritur dukshëm çmimin e biletave, për ta parë këtë ndeshje një person duhet të paguaj 5 euro.

Po ashtu një person nuk do të mund të blej më shumë se dy bileta.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë të Feronikelit.

Feronikeli pret Prishtinën, të dielën, më 19 maj, me fillim prej orës 16:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Këto janë disa informata rreth biletave, për këtë ndeshje:

Biletat do të shiten në Restaurant Dijamant, në Drenas, çdo ditë, prej orës 10:00 – 15:00 (për hargjimin e sasisë së biletave do të njoftoheni me kohë).

Fëmijët nën moshën 15 vjeçare, nuk do të lejohen të futen në stadium edhe nëse posedojnë biletë (për shkak të interesimit të madh për këtë ndeshje dhe vendeve të limituara).

Askush nuk do të lejohet të futet në stadium pa biletë, pa dallim.

Dyert e stadiumit do të mbyllen një orë para ndeshjes ( në ora 15:00) prandaj lusim të gjithë që të vijnë me kohë.

Asnjë veturë nuk do të lejohet të parkohet në oborrin e stadiumit.

Çmimi për një biletë është 5 EURO.

Një person mund ti blejë maksimumi deri në 2 (dy) bileta.

Për shkak të interesimit të madh për këtë ndeshje dhe vendit të limituar (shkaku i punimeve në pjesët tjera të tribunave), ju lusim të gjithëve për mirkuptim!