Feronikeli i pamposhtur arrin barazim në sekondat e fundit në Uells (VIDEO)

Feronikeli ka arritur të nxjerr një barazim në sekondat e fundit të ndeshjes me rezultat 2-2.

Fillimisht kampionët e Kosovës ishin duke pësuar humbje 2-0, deri në minutën e 88’.

Vendasit kaluan në epërsi me Draperin në minutën e 49’ nga penalltia.

Edwards e dyfishoi epërsinë në minutën e 77’.

Mevlan Zeka në minutën e 89’ e ngushtoi epërsinë për 2-1 duke realizuar me kokë.

Astrit Fazliu arriti që në minutën e fundit të ndeshjes ta barazoj rezultatin nga penalltia për 2-2.

Skuadra nga Drenasi ndeshjen e kthimit e luan në javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.