Feronikeli fiton Kupën, Prishtina fiton Europën

Feronikeli e ka fituar Kupën e Kosovës duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:1 Trepçën ‘89.

Ndeshjen Feronikeli e nisi mirë pasi kaloi në epërsi pas 15 minutave me Astrit Fazliun.

Në minutën e 26’ Mendurim Hoti e dyfishoi epërsinë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2:0 për Feronikelin.

Në pjesën e dytë, ekipi nga Drenasi i shënoi edhe tre gola.

Albutrint Morina shënoi në minutën e 66’ për 3:0.

Kastriot Rexha e katërfishoi epërsinë në minutën e 70’.

Trepça ‘89 e shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje në minutën e 73’ me Ardian Mujen.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Kastriot Rexha  në minutën e 90+2’.

Feronikeli e fiton Kupën e Kosovës për herë të tretë në histori të klubit.

Kjo fitore i bën nder Prishtinës e cila do të marrë pjesë në fazën e parakualifikimeve në Europa League nga vendi i dytë.