
Feronikeli eliminohet nga Liga e Kampionëve (Video)
16.7.2019 - 22:52
Feronikeli është mposhtur nga skuadra TNS me rezultat 1-0.
Humbje e cila i kushtoi me eliminim nga rrethi i parë i kualifikimeve në Ligën e Kampionëeve.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Dean Ebbe në minutën e 66’.
Feronikeli në pjesën e parë i pati disa raste të mira për gol, por asnjërën nuk e konkretizoi.
Në pjesën e dytë kampionët e Kosovës insistuan të shënuan gol, por nuk ia arritën qëllimit.
Në rundin e dytë të Europa Leagues, Feronikeli do të takohet me fituesin e ndeshjes Sutjeska – Slovan Brastislava.