Reperi Fero. Foto: Facebook

Fero përleshet fizikisht me disa persona në Mitrovicë

Reperi kosovar i njohur me emrin Fero, mbrëmë është përleshur fizikisht me disa persona në një diskotekë në qytetin e Mitrovicës.

Një video që është shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur reperi Fero dhe “kundërshtarët” rrahën me njëri-tjetrin.

Sipas dëshmitarëve, ende nuk dihet shkaktari i këtij sulmi fizik në mes të Feros dhe disa personave në atë lokal.

Pas incidentit në Mitrovicë, Fero ka hyrë live në profilin e tij në Instagram, duke dhënë një mesazh për ata që jetojnë në Mitrovicë dhe vendin ku ndodhi përleshja.

Video nuk do të publikohet për arsye se në të ka sharje. Pas kësaj edhe menaxheri i Feros reagoi.

Ai përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram tha se atij nuk i ka ndodhur asgjë, shkruan rtv21.tv.

“hahahahah mos u gzoni se as me prek skan mujt se e ka sigurimin e fort po ky sosht djal i lig me ik tramen si Taysoni e ka, 2 metra djal ku te rrok sbin bari mo aty”, ka shkruar Met Elshani.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe më zëdhënësin e Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitin në lidhje më këtë përleshje, i cili ka thënë se deri më tani nuk është raportuar në polici për këtë rast.