Foto: Facebook

Ferizaj kërkon mrekullinë ndaj Prishtinës (Foto)

Ferizaji dhe Prishtina, do të përballen në kuadër të xhiros së 16-të në Ipko Superligën e Kosovës, të premten më fillim prej orës 13:30.

Ferizaji nga 15 xhiro ka arritur të grumbulloj vetëm 14 pikë, që i bie se më pak pikë të grumbulluara se sa ndeshje.

Ndeshja e fazës së parë ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajit në stadiumin “Fadil Vokrri”, kishte përfunduar pa gola.

Prandaj, edhe në këtë ndeshje Ferizaji kërkon që ta bëj befasinë ndaj bardhë e kaltërve.

Ndërsa, Prishtinës në këtë ndeshje i duhet vetëm fitorja që ta ruaj vendin e parë, pasi e ka mbrapa Feronikelin me vetëm një pikë më pak.

Në këtë ndeshje, Prishtina është favorit absolut, por të presim deri në përfundimin e ndeshjes e të shohim rezultatin përfundimtar.