Foto: Uefa Europa League/Twitter

Fenerbahçe e mposht Zenitin (Foto)

Skuadra turke Fenerbahçe ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 1-0, ndaj Zenit Petersburgut.

Turqit kaluan në epërsi në minutën e 21’ me Islam Slimanin.

Zeniti e kishte mundësinë e artë që ta barazojë rezultatin në minutën e 44’ me Robert Mak, por ky i fundit nuk u tregua i suksesshëm.

Në pjesën e dytë nuk pati gola dhe ndeshja përfundoi me golin e Slimanit.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të 1/32 të fazës së eliminimit direkt në Europa League.

Ndeshja kthyese do të luhet në Rusi pas një jave.