Fëmija i abortuar që mbijetoi

Kur Melissa Ohden ishte 14 vjeçe mësoi një sekret tronditës, nëna e saj ishte përpjekur ta ndërpriste shtatzëninë me të.

Ajo u shpëtua nga një infermiere që e dëgjoi duke qarë duke qenë në mesin e mbetjeve mjekësore në një spital amerikan.

Kjo është historia e mbijetesës së saj dhe e nënës që mendonte se ajo ishte e vdekur.

“Unë u rrita duke e ditur se unë kam lindur para kohe, se unë kam qenë e adoptuar”, tha Melissa Ohden, tani 41 vjeç,  për programin e BBC-së  “Victoria Derbyshire”.

“Ajo që unë nuk e dija ishte se nuk ishte ky sekret i madh pas gjithë kësaj, që unë duhet të isha dorëzuar e vdekur, dhe në vend të kësaj unë u linda gjallë”.

Në vitin 1977, në një spital në shtetin amerikan të Ajovas, nëna asokohe  19-vjeçare e Melissa  kishte pësuar një abort duke përdorur kimikate për të abortuar dhunshëm.

Duke u lindur në tetë muaj dhe me peshë më pak se 1.3 kilogramë, Melissa u vendos në mesin e mbetjeve mjekësore.

Ashtu mbeti derisa një infermiere dëgjoi thirrjet e saj të dobëta dhe lëvizjet e lehta./21Media