Shkodran Mustafi duke e festuar golin me shqiponje Foto: Skysports

Federata Angleze nuk fillon procedurë disiplinore për shqiponjën e Shkodran Mustafit

Federata e futbollit të Anglisë nuk do t’i nis procedurat disiplonore ndaj Shkodran Mustafit për festimin e golit me shqiponjë.

Kështu ka raportuar mediumi anglezes Skysports.

Mbrojtësi i Arsenalit që mbron ngjyrat e kombëtares së Gjermanisë, javën e kaluar shënoi në fitoren e Arsenalit kundër Cardifit dhe golin e festoi duke e bërë shqiponjën.

Menjëherë filluan diskutimet nëse Mustafi do të dënohet, ashtu qysh gjatë kampionatit botëror u dënuar Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri për festimet e tyre me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë.