FDA Miraton Pilulën e Parë Dixhitale

Kjo pilulë ka një funksion të veçantë Administrata amerikane e ushqimit dhe drogës (FDA) i ka tronditur të gjithë duke i dhënë përparësi pilulës së parë dixhitale në botë.

Funksioni i pilulës është të gjurmojë nëse pacientët po i marrin ilaçet e tyre siç duhet. Megjithëse miratimi i saj është një hap i madh për mjekësinë digjitale, ka shqetësime rreth privatësisë, komoditetit dhe kostos.

Pilula elektronike inteligjente quhet Abilify MyCite.

Ajo ka një sensor të vogël të bërë nga bakri, magnezi dhe silic dhe nuk është më e madhe se një kokërr rërë. Abilify është një ilaç që përdoret për të trajtuar skizofreninë, çrregullimin bipolar dhe depresionin.

Sensori brenda pilulës bëhet aktiv sapo arrin në stomak dhe bie në kontakt me acidin e stomakut. Të dhënat e transmetuara nga pilula mblidhen nga një fashë që pacienti e vendos në brinjën e majtë.

Kjo fashë lidhet me një smartfon nëpërmjet Bluetooth. Abilify është prodhuar nga Otsuka Pharmaceutical me bazë në Japoni.

Sensori i vogël, i bërë nga një kompani e quajtur Proteus, ka madhësinë e një kokrre rëre. Gjurmuesi pastaj tregon informacion si koha e marrjes së pilulës, dozën, nivelin e aktivitetit dhe shpejtësinë e rrahjeve të zemrës në ekran./ 21 Media