Favoritët fitojnë në Superligë, Ballkani rikthehet me fitore

Kanë përfunduar katër ndeshjet e xhiros së 11-të në kuadër të Super Ligës së Kosovës, që u zhvilluan prej orës 14:45.

Drenica ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0.  Drenicasit pas kësaj fitore radhiten në vendin e katërt me 18 pikë, kështu duke befasuar të gjithë me lojëra të mira deri më tani.

Drita ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi ndaj skuadrës së Ferizajit si mysafir me rezultat 0:2.

Pas kësaj xhiro ‘intelektualët” radhitën në pozitën e pestë me 16 pikë, ndërsa Ferizaji në vendin e 10-të me 10 pikë.

Ballkani më në fund është rikthyer te fitoret, ku ka shënuar fitore minimale me rezultat prej 1-0. Pas kësaj fitore skuadra suharekase gjendet në vendin e nëntë me 12 pikë, ndërsa Flamurtari në vendin e gjashtë me 16 pikë.

Prishtina ka shënuar fitore të lehtë ndaj skuadrës së fundit në tabel KEK-ut, me rezultat 3:0.

“Plisat” nga 10 xhiro kanë grumbulluar plotë 21 pikë dhe janë ndjekësit kryesorë të Feronikelit.

 

Rezultatet e katër ndeshjeve në Ipko Superligën e Kosovës

 

Tabela