Rrjeti social 'Facebook' - Foto: REL/AFP

Facebook u jep përdoruesve kontroll mbi reklamat politike

Rrjeti social më i madh në botë “Facebook”, është zotuar të frenojë manipulimet politike përmes platformës së tij, pasi nuk arriti të kundërveprojë ndërhyrjen e pretenduar ruse dhe keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve nga kompania politike “Cambridge Analytica” në 2016, raporton Reuters.

Por përpara zgjedhjeve presidenciale të ShBA-ve në nëntor të vitit 2020, Facebook po përpiqet të shuajë kritikën për politikat e saj relativisht të dendura të reklamave.

Në veçanti, “ka rënë nën zjarr” pasi përjashtoi reklamat e politikanëve nga standardet e kontrollit të fakteve të aplikuara për përmbajtje të tjera në rrjetin e tij.

Facebook ka thënë se përveç përdorimit të një mjeti që mundëson përdoruesve individualë të zgjedhin të shohin më pak reklama për çështje politike dhe sociale në Facebook dhe aplikacionin e tij për ndarjen e fotografive Instagram, ai gjithashtu do të bëjë më shumë të dhëna për audiencën e reklamave në dispozicion të publikut.

Në anën tjetër, Twitter ndaloi reklamat politike në tetor, ndërsa Google tha se do të ndalonte t’i lejonte reklamuesit të shënjestrojnë reklamat zgjedhore duke përdorur të dhëna të tilla si regjistrimet e votuesve publik dhe lidhjet e përgjithshme politike.

Platforma të tjera në internet si Spotify, Pinterest dhe TikTok kanë lëshuar gjithashtu ndalesa.

Në një postim në blog, drejtori i Facebook për menaxhimin e produkteve, Rob Leathern tha që kompania konsideronte kufizime imponuese si Google, por vendosi kundër tyre pasi të dhënat e brendshme treguan se shumica e reklamave të drejtuara nga kandidatët për presidentë të ShBA-ve janë në shënjestër të gjerë, në audiencë më të madhe se 250,000 njerëz.

“Ne kemi bazuar (politikat tona) në parimin që njerëzit duhet të jenë në gjendje të dëgjojnë nga ata që dëshirojnë t’i udhëheqin ata”, shkroi Leathern.

Karakteristikat e zgjeruara të të dhënave për audiencën e reklamave do të përmblidhen në tremujorin e parë të këtij viti dhe Facebook planifikon të vendosë kontrollin e reklamave politike duke filluar në Shtetet e Bashkuara në fillim të kësaj vere, duke e zgjeruar përfundimisht këtë preferencë në më shumë vende.

Një ndryshim tjetër do të jetë lejimi i përdoruesve që të zgjedhin të ndalojnë të shohin reklama bazuar në “Audiencën me porosi” të reklamuesit dhe që do të vlejë për të gjitha llojet e reklamave dhe jo vetëm reklamat politike.

Kjo karakteristikë u lejon reklamuesve të ngarkojnë listat e të dhënave personale që ata mbajnë, si adresat e postës elektronike dhe numrat e telefonit.

Facebook-u më pas përputhet me ato informacione në llogaritë e përdoruesve dhe tregon përmbajtjen e reklamuesit tek ata njerëz.