Facebook ka të Dhënat Tuaja Edhe Nëse nuk Keni Pasur Asnjëherë Llogari

Facebook mbledh të dhëna nga ata që nuk e përdorin rrjetin social.

Drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg, ka zbuluar një fakt që me siguri mund të shqetësojë ata që nuk e përdorin fare këtë rrjet social. Sipas tij, Facebook mbledh të dhëna nga ata që nuk e përdorin rrjetin social ose nuk kanë llogari të përdoruesit të regjistruar.

“Në përgjithësi ne mbledhim informacion për njerëzit që nuk janë të regjistruar në Facebook, për arsye sigurie”, u përgjigj Zuckerberg në pyetjen e gazetarit para takimit me Komitetin për Energji dhe Tregti./ 21 Media