Facebook do të gjobitet 5 miliardë dollarë për skandalin e Cambridge Analytica'
Rregullatorët amerikanë kanë miratuar një gjobë rekorde prej 5 miliardë dollarë ndaj Facebook me marrëveshje pas hetimit lidhur me shkeljen e privatësisë së të dhënave, shkruan BBC.
Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) po heton pretendimet se konsulenca politike Cambridge Analytica ka marrë në mënyrë të parregullt të dhënat e deri në 87 milionë përdoruesve të Facebook.
Marrëveshja u miratua nga FTC në një votim 3-2, thanë burime për mediat amerikane.
Facebook dhe FTC i thanë BBC se nuk kishin asnjë koment mbi raportet.
Si u arrit marrëveshja?
Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorëve FTC filloi hetimin e Facebook në mars 2018 pas raportimeve që Cambridge Analytica kishte marrë të dhënat e dhjetëra miliona përdoruesve të tij.
Hetimi u përqendrua në atë nëse Facebook kishte shkelur një marrëveshje të vitit 2011 nën të cilën kërkohej të njoftonte qartë përdoruesit dhe të fitonte “pëlqimin e shprehur” për të ndarë të dhënat e tyre.