RTK Ilustrim

Evitoni vdekjen e hershme duke ngjitur vetëm katër palë shkallë pa u ndalur

Nëse jeni në gjendje të ngjitni katër palë shkallë, pa u ndalur për të pauzuar, është çelësi për të evituar vdekjen e hershme, kanë deklaruar shkencëtarët.

Në një studim ku u përfshinë 12 mijë e 615 njerëz për rreth pesë vjet, hulumtuesit spanjollë kanë gjetur se ata që bëjnë pauza gjatë ngjitjes së shkallëve kanë tre herë më shumë gjasa të vdesin nga sulmet në zemër dhe dy herë të kenë më shumë rrezik të preken nga kanceri sesa personat që ecin pa ndalë nëpër shkallë.

Hulumtuesit pohojnë se rezultatet e tyre “japin dëshmi të mëtejshme të përfitimeve të stërvitjes dhe të përshtatjes ndaj shëndetit dhe jetëgjatësisë”.