Është Gjetur Delfini i Posalindur me “Dy Koka”

Binjakët jashtëzakonisht të rrallë u zbuluan nga peshkatarët në Detin e Veriut.

Trupi i tij i vogël dukej ashtu si pritet për një delfin të posalindur, por me një ndryshim të pashmangshëm – dy koka të formuara në mënyrë të përsosur.

Dy delfinët meshkuj, të cilët ndanë një trup, ishin rasti i parë i raportuar i binjakëve të bashkuar tek delfinët (Phocoena phocoena). Mjerisht, binjakët mendohet se kanë vdekur pak pas lindjes.

Zbulimi u raportua në numrin më të fundit të revistës Deinse nga Muzeu Historik Natyror i Roterdamit.

Binjakët u tërhoqën nga uji nga një ekip peshkatarësh që punonin në Detin e Veriut në maj të vitit 2017. Për fat të keq, ekuipazhi mendonte se ishte e paligjshme të mbante eshtrat kështu që hodhi delfinin në det, por jo para se të merrte një sërë fotografi.

Binjakët e bashkuar janë jashtëzakonisht të rrallë tek kafshët e egra. Janë rasti i parë i regjistruar i binjakëve të bashkuar në speciet e tyre, binjakët janë rasti i dhjetë i njohur në të gjithë familjen e balenave dhe të delfinëve. Sidoqoftë, numri i vërtetë i rasteve është i panjohur, me gjasë për shkak të shkallës së lartë të vdekshmërisë para lindjes dhe gjatë periudhës që janë në barkun e nënës.