Era Istrefi krenohet me Shqiponjat në konferencën në Rusi

Para finalës së madhe te Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, emrat ikonikë të skenës ndërkombëtare të muzikës: Era Istrefi, Ëill Smith dhe Nicky Jam dolën në një konferencë për media ku iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve nga mbarë bota. E një ndër pyetjet ishte se cilin ekip e përkrahin në finale protagonistët e himnit “Live It Up” , shkruan rtv21.tv. Ëill Smith tha se është neutral. Ndërsa të pyetur se cilat janë momentet më të paharrueshme në këtë Kapionat, Era Istrefi nuk la pa i përmendur “shqiponjat” e Kosovës që luajtën për ekipin e Zvicrës dhe që shënuan dy gola kundër Serbisë. “Momenti më i paharruar ka qenë kur ka luajtur Zvicra dhe kur dy shqiptrët kanë dhënë dy gola”, tha ambasadorja Era Istrefi.