Eliminimi i Interit nga Liga e Kampionëve mund t’i kushtoj me largimin e Icardit

Interi të martën barazoi 1-1, me PSV-në, dhe ky barazim i kushtoi me eliminim nga Liga e Kampionëve.

Por, Interit ky eliminim nga Liga e Kampionëve, mund t’i kushtoj edhe më shumë, pasi mund t’i largohet kapiteni i tyre, Mauro Icardi.

Sipas gazetës spanjolle ‘AS’, eliminimi i Interit nga Liga e Kampionëve, para afatit kalimtar të janarit, i ka lën derën hapur skuadrës së Real Madridit që të filloj gjahun për të.

Real Madridi nuk është e kënaqur me formën e Benzemas, dhe Icardi konsiderohet si zëvendësuesi ideal i tij i cili dotë sjellte rezultat e gola për madrilenët.

Icardi para pak javësh kishte deklaruar se nuk është koha që ta lerë Interin.

Aktualisht Icardi, me Interin, janë në vendin e tretë në Serie A.