El Clasico pas 11 viteve, pa Messin e Ronaldon

Data 28 tetor në këtë vit do të jetë e veçantë, pasi përballja më e madhe në futboll do të luhet prej orës 16:45 ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Por, kjo ndeshje do të jetë më ndryshe kësaj radhe, pasi nuk do të jenë prezent dy lojëtarët më të mirë të historisë së futbollit, Lionel Messi dhe Crisitiano Ronaldo.

El Clasico, për herë të parë pas 11-viteve do të luhet pa Ronaldon dhe Messin në fushën e lojës.

Ronaldo dhe Messi në El Clasico në kuadër të La Ligas

Për këtë sezon u bë e ditur me 10 korrik 2018-të se fituesi pesfishtë i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo ishte transferuar tek skuadra e Juventusit për shifrën e 105 milionë eurove. Transferimi i portugezit në Juventus e zbehi pak këtë përballje.

Ndërsa me lëndimin e Lionel Messit në ndeshjen e 20 tetorit ndaj Sevillas u bë e ditur, se ndeshja më e madhe në botën e futbollit ndërmjet Barcës dhe Realit do të luhet pa Ronaldon e Messin.

El Clasico e fundit pa prezencen e Ronaldos ose Messit ishte përballja e dhjetorit të vitit 2007-të, ku kishte fituar Real Madridi me rezultat 1-0, ku kishte shënuar sulmuesi Julio Baptista.

KALLXO.com, iu sjell përballjet, statistikat e ndeshjeve, fitoreve, humbjet, titujt, Topat e Artë të fituar nga të dy ekipet e gjithçka tjetër në këtë analizë.

TOTALI I NDESHJEVE, FITOREVE DHE BARAZIMEVE

Në total përballje 236

Barcelona ka fituar 92 ndeshje

Real Madridi ka fituar 95 ndeshje

Ndërsa kanë barazuar 59 herë

PËRBALLJET NË HISTORI TË LA LIGAS

Ndeshje gjithësej: 174

Real Madridi ka fituar: 72 ndeshje

Barcelona i ka fituar 70 ndeshje

Ndërsa kanë barazuar : 34 ndeshje

LOJTARI ME MË SË SHUMTI PARAQITJE

Lojëtari me më së shumti paraqitje në histori të El Clasicos ka qenë Manolo Sanchis, i cili ka luajtur për Real Madridin prej sezonit 1965-1971. Ai kishte luajtur plotë 43 El Clasico.  Sanchis ka vdekur në moshën 79.

 

 

Manolo Sanchis, lojëtari me më shumti paraqitje në El Clasico

 TOP GOLASHËNUESI

Golashënuesi më i mirë është Lionel  Messi me 26 gola, gjashtë më shumë se legjenda e Realit Alfredo Di Stefano. Cristiano Ronaldo kishte shënuar 18 gola.

Messi duke festuar golin e shënuar ndaj Real Madridit

MË SË SHUMTI ASISTIME

Më së shumti asistime në El Clasico ka Lionel Messi, plotë 14 të tillë.

FITORJA MË E THELLË

Fitoren më të thellë në histori të El Clasicos e ka bërë Real Madridi në vitin 1943 në kuadër të “Copa del Rey”, me rezultat 11-1.

Fitorja më e thellë në histori të La Ligas

DUELI I FUNDIT

Takimi i fundit ndërmjet këtyre dy ekipeve ishtë në gusht në kuadër të La Ligas, ku përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2.

TROFE INDIVIDUAL

Tek trofetë individual, prin Barcelona me 11 Topa të Artë, ndërsa Real Madridi e ka një pak 10, por këtë vit ka mundësi t’i barazoj nëse e fiton Luka Modric.

Garat Real Madridi Barcelona
La Liga 33 25
Copa del Rey 19 30
Supercopa e Spanjës 10 12
Liga e Kampionëve 12 5
UEFA Super Cup 4 5
Club World Cup 3 3
Totali 81 78

 

Pas nëntë xhirove të zhvilluara në sezonin 2018/19-të, Barcelona kryeson vendin e parë me plotë 18 pikë. Ndërsa Real Madridi është duke kaluar në një formë të dobët ku gjendet në vendin e shtatë me vetëm 14 pikë dhe ka katër ndeshje pa fituar, ku fitoren do ta kërkon të dielen ndaj rivalit të përbetuar Barcelonës.

 

Tabela pas nëntë xhirove në La Liga