“El Clasico” mbaron pa fitues (Foto)

Njëra prej ndeshjeve më të shikuara në botë, ajo ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, e njohur si “El Clasico”, ka përfunduar pa fitues, me rezultat 1-1.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të gjysmëfinales së “Copa del Rey”. Ndeshja kthyese do të luhet në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi krijoi epërsi të hershme me Lucas Vazquezin në minutën e 6’, pas asistimit të Karim Benzemas.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e madrilenëve.

Në pjesën e dytë Barcelona arriti që në minutën e 57’ ta barazojë rezultatin me Malcomin.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje Lionel Messi u fut në lojë në minutën e 63’, por nuk arriti të bëjë ndonjë imapkt në fushën e lojës.