Foto: Liburni/Facebook

Ekskluzive: Ky është orari i ndeshjeve në futsall (Foto)

Superliga në Futsall, pas një pauze të gjatë, pritet të rikthehet më 9 dhe 10 mars të këtij viti.

KALLXO.com ka siguruar ekskluzivisht orarin e ndeshjeve të Superligës në Futsall.

Xhiroja e parë do të fillojë më 9 dhe 10 mars.

Lideri i Superligës në futsall, Liburni sezonin pranveror do ta nisë ndaj Mitrovicës, e cila është në vendin e fundit me zero pikë pas tetë xhirove.

Ndërsa ndeshje më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Prishtinës dhe Prizrenit në këtë xhiro.

Përballja më interesante brenda këtij sezoni ndërmjet Prishtinës dhe Liburnit do të luhet në xhiron e gjashtë.

Liburni pas tetë xhirove prin në vendin e parë me tetë fitore duke i grumbulluar 24 pikë.

Ndërsa përcjellësi i parë është Prishtina e cila humbjen e vetme e ka nga Liburni. Kryeqytetasit i kanë grumbulluar 21 pikë.

Më poshtë mund të shihni edhe orarin e tetë xhirove në Superligën e Futsallit.