Ekipi i Bylbyl Sokolit nuk ka të ndalur, e mposht edhe Flamurtarin

Ferizaj ka arritur ta shënojë edhe një fitore tjetër të rëndësishme duke e mposhtur Flamurtarin me rezultat 3-1, pas fitores senzacionale që e shënoi në xhiron e kaluar ndaj Feronikelit.

Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli e nisi ndeshjen mirë dhe në minutën e 21‘ kaloi në epërsi me Egzon Shabanin nga penalltia.

Flamurtari u kundërpërgjigj shpejt duke e barazuar rezultatin në minutën e 25‘ me Granchov.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.

Skuadra vendasi e riktheu epërsinë në minutën e 87‘ me Qëndrim Dautaj.

Për rezultatin 3-1, realizoi Demiri në minutën e 90+4‘.

Ferizaj pas kësaj fitore mbetet në vendin e 10-të me 31 pikë.

Kuse Flamurtari në vendin e nëntë me 32 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme Ferizaj do të luaj si mysafir ndaj Ballkanit, ndërsa Flamurtari e pret KEK-un në shtëpi të vet.