Efektet e hudhrës kundër akneve

Hudhra është shumë e dobishme kundër baktereve që shkaktojnë puçrrat.

Ajo mund t’iu djegë në fillim kur e aplikoni por arrin t’i përthajë aknet dhe redukton shenjat e puçrrave në fytyrë.

Përbërësit: Katër thelpinj hudhre të qëruar, 1-2 lugë gjelle me ujë trëndafili.

Udhëzime: Futni hudhrat në blender dhe lërini derisa të bëhen një masë kompakte. Më pas merrni pastën e formuar nga hudhrat dhe hidheni në një tas. Aty shtoni lëngun e trëndafilit dhe lëreni për 10 minuta mënjanë në mënyrë që të veprojnë së bashku dhe lëngu i të dyjave të dalë në sipërfaqe.

Aplikojeni këtë lëng në fytyrën tuaj, ndërsa pastën e hudhrës vendoseni tek puçrrat.

Njerëzit të cilët janë të lirë nga ndjesi djegie, ata mund të aplikoni direkt paste hudhër në fytyrën e tyre dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.

Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe fshijeni me një peshqir të butë.

Ju mund ta përsëritni këtë maskë dy ose tri herë në javë./21Media