Edhe sonte në Ligën e Kampionëve zhvillohen dy superndeshje (Foto)

Pas dy ndeshjeve të mbrëmshme ndërmjet Juventusit dhe Ajaxit dhe Barcelona- Manchester United, edhe sonte do të zhvillohen dy superndeshje: Porto- Liverpool dhe Manchester City – Tottenham.

Porto në këtë ndeshje do të përpiqet që ta rikthejë rezultatin, pas humbjes 2-0, si mysafir në ‘Anfield’. Ndërsa Liverpool kërkon që ta ruajë rezultatin dhe të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndërkaq, ndeshja ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenhamit, është e paqartë, pasi ‘spursat’ kanë fituar në ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0.

Manchester City në këtë ndeshje tenton që ta rikthejë rezultatin në favor të tyre.

Të dy ndeshjet zhvillohen prej orës 21:00.