Edhe një javë me diell

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat e kanë përfshirë vendin ditëve të fundit, do të vazhdojnë të mbeten stabile edhe për këto pesë ditë të ardhshme.

Në fushat termike dhe barike nuk do të ketë ndryshime, kështu që kjo situatë meteorologjike do të vazhdojë të paktën deri me 21 tetor, ku sipas parashikimeve, ka tendenca të ndryshimit të këtij ekuilibri termik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Indeksi i rrezeve ultravjollcë mbetet me vlerat e normales mesatare.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.