A e Dini pse Ndërtohet Njeriu prej Bore?

Simbolika e njeriut prej dëbore.

Është një klishe klasike e dimrit ku fëmjët e ndërtojnë një njeri prej dëbore. Secili është skulptor i së paku një njeriu të tillë.

Por, pse njerëzit e bëjnë këtë, cila është simbolika e tij që asnjëherë nuk na është thënë?!

Apo thjeshtë është çështje argëtimi.

Për disa kultura një burrë prej dëbore ndërtohet me të vetmin qëllim vetëm pse është një skulpturë pa kosto.

Shpesh e keni parë shallin, kapelen tuaj në ‘trupin’ e tij, madje edhe hunda e tij prej karote tregon se çdokush mund të posedojë në kuzhinë.

Gjithashtu, simbolika e buzëqeshjes tregon se është diçka argëtuese, shkruan rtv21.tv. Ndërsa, disa të tjerë kanë thënë se njeriu prej dëbore simbolikisht është shndërruar në një portret që shënon fundin e muajve të akullt dhe tiraninë e dimrit.

Madje, në Cyrih të Zvicrës një burrë dëbore vihet në turrë të druve apo duke e shpërthyer me fishekzjarre vetëm për kënaqësinë e turmës dhe shënimin e fundit të muajve të dimrit.

Thuhet se njeriu prej dëbore është zbuluar qysh në mesjetë, por ne duhet të supozojmë se njerëzit si qeniet krijuese, ka përfituar dhe ka ushtruar talent në krijimin e skulpturave nga materialet e akullta siç është dëbora./21Media