Dy 'vitrinat' e Lionel Messi-t

Një ndeshje miqësore në verën e vitit 2005 ndërmjet Argjentinës dhe Hungarisë po sillte një ogur të keq për atë që gjeneratat e sotme e konsiderojnë si ‘mbret’ të futbollit të të gjitha kohërave.

Pas një ore lojë, Lionel Messi, flokgjati shtatshkurtër, po përgatitej t’ia niste një karriere ndërkombëtare me shtetin e tij.

Në minutën 63, trajneri nxori nga loja Lisandro Lopezin për ta aktivizuar Messin për herë të parë.

Por pas 43 sekondash në lojë, atij iu desh që sërish të dalë jashtë fushës.

Në një marshim me top drejt golit të Hungarisë, një lojtar kundërshtar  e tërhoqi atë për fanele ndërsa Messi e ‘gjuajti’ me bërryl.

Referi nuk pati opsion tjetër përveç se t’ia tregojë udhën drejt zhveshtores.

Lionel Messi e nisi karrierën e tij garuese me Argjentinën në verën e vitit 2006 në Kampionatin Botëror që po zhvillohej në Gjermani, e fitues i këtij kampionati në fund doli Italia e cila e mposhti Francën në penallti.

Messi debutoi në këtë kompeticion me Argjentinën ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, (që atëherë ishin së bashku një kombëtare), duke asistuar dhe realizuar në fitoren prej 6-0.

Messi u bë lojtari më i ri i Argjentinës që debuton në Kupën e Botës.

Aventura e Messit me Argjentinën në Kampionatin Botëror të vitit 2006 përfundoi në çerek – finale, pasi u mposhtën në penallti nga Gjermania me rezultat 4-2.

Debutimi i Messit në vitin 2006 me Argjentinën“Pleshti” të vetmin sukses me Argjentinën e ka në Lojërat Olimpikë në vitin 2008, ku fitoi në finale ndaj Nigerisë me rezultat 1-0.

Messi me Argjentinën në Lojërat Olimpike në vitin 2008

Argjentina në Kampionatin Botëror të vitit 2010 i cili u zhvillua në Afrikën e Jugut, e drejtuar nga legjenda Diego Maradona nuk kaloi mirë.

Lionel Messi me shokë përsëri u eliminua në çerekfinale, përsëri duke u eliminuar nga Gjermania, por kësaj radhe me rezultat të thellë prej 4-0.

Nga kjo humbje dëshpëruese për Messin e për të gjithë Argjentinën u shkarkua Maradona.

Argjentina e zëvendësoi Maradonën me trajnerin Sergio Batista.

messi

Viti 2011 e sheh Messin në partneritet me Carlos Tevezin i cili kishte popullaritet të madh në Argjentinë.

Argjentina dy ndeshjet e para ndaj Bolivisë dhe Kolumbisë, i nisi me barazim, mediat dhe kritikët e futbollit shkruan se nuk po përshtatej me Carlos Tevezin.

Në ndeshjen e radhës, Tevez u la në bankën rezervë dhe Argjentina fitoi me rezultat 3-0, ndaj Costa Rikas, Messi në këtë ndeshje i bëri dy asistime.

Mirëpo, aventura e Messit me shokë në Kupën e Amerikës në vitin 2011 përfundoi në çerekfinale.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë”, pas përfundimit të ndeshjes në 1-1 ndaj Uruguait, u mposht në penallti me rezultat 5-4.

Messi i zhgenjyer pas humbjes nga Uruguay

Pas përfundimit të Kupës së Amerikës, Argjentina emëroi trajner të ri Alejandro Sabellan.

Kampionati botëror në vitin 2014 u zhvillua në Brazil.

Lionel Messi këtë kampionat e nisi si kapiten i Argjentinës.

Messi me shokë në vitin 2014 arritën ta mposhtnin Holandën në gjysmëfinale me anë të penalltive 4-2, për të arritur në finale.

Në finale, Argjentina do të përballej me Gjermaninë.

Ishte sulmuesi anësor i Gjermanisë Mario Gotze i cili e shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje në minutën e 113 për t’ia dhënë fitoren dhe për ta bërë Gjermaninë kampion të botës për të katërtën herë.

Messi përsëri mbeti pa titull me Argjentinën, por kësaj radhe arriti deri në finale të një Kampionati Botëror si asnjëherë më parë.

Messi i dëshpëruar pas humbjes në finalen e madhe të Kupës së Botës ndaj Gjermanisë

Viti pasues 2015 ishte përsëri i rëndësishëm për Lionel Messin me Kombëtaren e Argjentinës, pasi ishte Kupa e Amerikës.

Messi përsëri arriti në një finale por e humbi atë kundër Kilit. Ndeshja e cila përfundoi me rezultat të barabartë 0-0 u vendos nga vendos në penallti, të cilën e fitoi Kili me rezultat 4-1. Messi e humbi njërën nga to.

Pas finales së humbur nga Kili në Kupën e Amerikës, Lionel Messi ishte pensionuar, mirëpo pas një kampanje të fortë nga argjentinasit, ai përsëri u rikthye me Argjentinën për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2018 që mbahej në Rusi.

Messi pasi e humbi finalen e Kupës së Amerikës ndaj Kilit në penallti 4-1 në vitin 2015

Ai u bë lojtari i tretë argjentinas i cili shënon gol në tre kampionate botërore pas Diego Maradonës dhe Gabriel Batistutës.

Argjentina në krye me Messin, aventurën në Kupën e Botës “Rusia 2018”, e përfundoi ndaj Francës, ku pësuan humbje me rezultat 4-3, kampionat të cilin e fituan francezët.

Lionel Messi pas humbjes ndaj Francës në Kupën e Botës në vitin 2018-të që po mbahej në Rusi.

Lionel Messi tani 32 vjeçar, lider i padiskutueshëm i Argjentinës.

Vera e vitit 2019 ishte e destinuar për Kupën e Amerikës, e cila po zhvillohet në Brazil.

Messi me Argjentinën arriti vetëm deri në gjysmëfinale, duke u mposhtur nga Brazili me rezultat 2-0.

Messi i zhgenjyer pas humbjes së mbrëmshme ndaj Brazilit me rezultat 2-0.

Pra, prej vitit 2006 e deri më tani në vitin 20019-të, Lionel Messi me Argjentinën ka triumfuar vetëm në Lojërat Olimpike të vitit 2008, ndërsa në kompeticionet e tjera ka dështuar duke dalë gjithmonë kokën ulur nga fusha e gjelbërt.

Kurse me Barcelonën, Messi është tjetër lojtarë, tjetër nivel, pasi ka arritur t’i fitojë plot 34 tituj me klubin dhe pesë herë Topin e Artë, duke u shpall si lojtari më i mirë në botë.