Dollarë - Foto: REL/Reuters

Dy Persona Fitojnë Lotarinë në Vlerë 1 Miliard Dollarë

Dy blerës të tiketave të lotarisë në Shtetet e Bashkuara kanë fituar më shumë se 1 miliard dollarë gjatë vikendit, kanë thënë zyrtarët.

Një person apo grup në Nju Hempshir ka fituar 560 milionë dollarë në lotarinë Powerball, vetëm një ditë, pasi blerësi i tiketës në Florida ka fituar 450 milionë dollarë në lotarinë Mega Millions.

Identitetet e fituesve nuk janë bërë të ditura.

Vlera prej 560 milionë dollarëve është shifra e gjashtë më e lartë në Powerball e fituar ndonjëherë.

“Jam shumë i gëzuar”, ka thënë pronari i marketit ku është blerë tiketa, Sam Safa.

Dyqani do të fitojë 75 mijë dollarë për shitjen e tiketës.

Ndërsa tiketa e Mega Millions është cilësuar si e katërta sa i përket shifrës së fituar.

Dyqani ku është blerë kjo tiketë do të fitojë 100,000 euro për shitjen e saj.