Foto: Driton Kuka/Facebook

Dy medalje të arta dhe një të bronztë për Kosovën në Greqi

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka njoftuar se Kosova ka fituar dy medalje të arta dhe një të bronztë në Kupën Europiane për Juniore që është zhvilluar në Athinë të Greqisë.

“Kosova mori pjesë me 6 garues, fitoi dy të arta, një të bronztë, një vend i 5 dhe një vend i 7”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Gjatë ditës së sotme ka garuar Shpat Zekaj, i cili arriti të merrte medaljen e bronztë në kategorinë 100 kg.

Arbër Kullashi sot fitoi 4 lufta e pësoi dy herë, kështu që u radhit në vendin e 7-të.

Sipas trajnerit Kuka, ky është plasmani më i mirë i Kullashit deri tani.

Erza Muminoviq e Flaka Loxha dje ishin të arta, Laura Fazliu u rendit e 5-ta. 

“Mikpritja e Federatës greke në nivel dhe shprehën mirënjohje që Kosova edhe në tokën greke tregoi potencialin e saj e ku mediat atje reflektuan pozitivisht karshi simboleve tona shtetërore”, ka shkruar Kuka në Facebook.