Dua Lipa në fjalimin e saj pasi fitoi çmimin 'Artistja më e mirë femër', Foto: 21Media

Dua Lipa me artistë e sportistë shqiptarë nderojnë Skënderbeun në Romë

Dua Lipa, Inva Mula, Elhaida Dani, Ermal Meta, Lorik Cana, Ramë Lahaj, Erza Muqolli, Eno Peçi, Genc Tukiçi dhe Olen Cesari do të bashkohen me një koncert të përbashkët në Romë të Italisë për vitin e Skënderbeut.

Me rastin e mbylljes së “Vitit Kombëtar të Skënderbeut” Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë dhe Urdhri Sovran Ushtarak i Maltës ka ftuar emra të mëdhenj shqiptarë të artit, shkruan rtv21.tv.

Ky koncert me emrin “Të bashkuar me muzikë në kujtim të Skënderbeut”, do të mbahet më 19 nëntor nga ora 20:30 në Romë.

Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa në këtë koncert në Itali do të merr pjesë me këngën “Homesick”.