Dronët e rinj, më të vegjël dhe më të mençur

Gjenerata e re e dronëve është revolucion teknologjik për nga efikasiteti dhe madhësia. Këta janë tetë dronët e rinj që kanë vendosur standardin e ri për dronë të vegjël.

DJI Spark

Dji Spark që doli në treg në maj të këtij viti kushton 499 dollarë dhe mund të gjirojë video High-Definiton. Ky dron gjithashtu fluturon me shpejtësi 49 kilometra për orë dhe është me madhësi sa një kanaqe.

Këtë dron mund ta kontrolloni vetëm duke lëvizur duar tuaja.

”Spark” është droni më i ri që po bëhet i vogël. Kompani të tjera gjithashtu kanë bërë paisje të vogla për fotografi ose edhe për të bartur objekte të vogla nëpër dhomë. Në vazhdim do të shihni një listë të këtyre fluturuesve kompakt.

 

Parrot Mambo

“Parrot Mambo” është një dron që nuk është ndërtuar për gara apo misione me distancë të madhe pasi bateria e tij ofron vetëm 8 minuta fluturim. Ajo çfarë mund të bëni me këtë dron është të hidhni topa tek njerëzit me një sistem hedhjeje ose të bartni objekte të lehta nëpër dhomë me një sistem kapjeje.

Ky dron që kushton 120 dollarë, është gjithashtu një vegël për ti mësuar fëmijët që të kodojnë. Pasiqë aplikacioni i quajtur ‘Tynker app’, mundëson fëmijëve ose të rriturve që ta programojnë dronin në një tablet.

Firma “Parrot” është një nga prodhuesit kryesorë të dronëve dhe prodhon dronë të madhësive të ndryshme.

 

Blade Nano QX

Në vend se të fotografojë apo gjirojë, droni Blade Nano QX që kushton 60 dollarë është ndërtuar vetëm për kënaqësinë e fluturimit . I vogël por stabil, Nano është favorit për pilotë të rinj që të praktikojnë lëvizje të shpejta nëpër pengesa. Vjen me telekomandën kontrolluese dhe përfshin roje për të evituar lëndime nga tehet ose dëme të tjera.

 

JetJat Ultra

 

JetJat Ultra nga kompania “Mota” është një dron jashtëzakonisht i vogël që mund ta strehoni brenda një kontrolleri të madh kur nuk jeni duke e përdorur. Ka një kamerë prej me kualitet 780p në kornizën e tij prej 1.7 inch. Mund ta shikoni një live stream në telefonin tuaj të menqur në paisjen për kokë të ‘Mota’. Për ta bërë këtë dron të fluturojë vetëm hidheni në ajër ose shtypni një buton dhe ai niset.

Hubsan X4

 

Garat me dronë janë një sport i vërtetë. Shumë dronë garues janë të prodhuar në mënyrë të veçantë mirëpo droni “Hubsan X4” është një mënyrë e lehtë për t’ia filluar. Ata vijnë me një lloj konfiguracionesh, shumë prej tyre kanë kamera për t’ia dhënë pilotit pamjen e parë se nga po shkon droni  dhe për t’i bërë ata të ndjehen sikur janë fizikisht në garë.

 

Syma drones

Dronët për fotografi ajrore janë ndër më të shtrenjtit. Por për foto të qiellit dhe horizontit që mund t’i futni në instagram, ‘Syma drones’ janë më të lirë dhe mund të bëjnë foto dhe video të mira.  Sikur disa nga dronët më të vegjël koha e fluturimit është e shkurtër, nën 10 minuta.

 

 Aerius

Ky dron është aq i vogël sa që mund të frikësoheni se do ta humbni ose t’i futet ndokujt në sy. Por është shumë i lezetshëm, duke pretenduar të jetë kuadkopteri më i vogël në botë, ‘Aerius’, nga familja ‘Aerix Drones’ është 3 centimetra gjerësi dhe vjen me një controller që mund të përdoret edhe si qantë . Ky dron gjithashtu mund të rrotullohet dhe të vallëzojë me drita.

 

Yunteec Breeze

 

Një dron tjetër, kamera e të cilit mund të kontrollohet me një smartphone është ‘Yunteec Breeze’ i cili mund të bëjë video në rezolucion 4K. Kjo paise që kushton 400 dollarë nuk është më e vogla në këtë listë të mini-dronëve por ofron një mundësi për selfie.  Selfiet duken më mirë nga një kënd më i lartë pra imagjinoni sa mirë mund të duket në disa metra lartësi. Mundësitë automatike të fluturimit të këtij droni ju japin mundësinë që ai të ju përcjellë si të ishte paparazzi apo të rrotullohet rreth jush sikur të ishit yll kinemaje.