Foto: Drita/Facebook

Drita pëson humbje nga Antalyaspor (Foto)

Skuadra kampione e Kosovës, FC Drita, fazën përgatitore për sezonin pranveror është duke e kryer në Antali të Turqisë.

E fazën përgatitore skuadra gjilanase është duke e shfrytëzuar që të luaj edhe lojëra kontrolluese apo miqësore.

Një të tillë, sot skuadra e Shpëtim Duros, e ka luajtur ndaj skuadrës turke Antalyaspor, të cilën e ka humbur me rezultat 2-1.

Golin e  vetëm për Dritën e shënoi Festim Krasniqi nga gjuajtja e lirë.

‘Drita’ ka njoftuar se fazën përgatitore do ta vazhdojë edhe disa ditë në Antali.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Dritës.

FT: FC DRITA vs Antalyaspor 1:2

Sot klubi jonë ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë kontrolluese ku është takuar me gjigantin e superligës turke Antalyaspor, takim ky që u mbyll me rezultat 2:1 për ekipin turk.

Pë FC DRITA, gol të bukur nga gjuajtja e lirë shënoi Festim Krasniqi që u inkuadrua në pjesë të dytë!
Në këtë takim u inkuadruan të gjithë lojtarët të cilët patën rastin për të treguar formen e tyre!

FC DRITA do të vazhdoj fazën përgaditore në Antalya edhe për disa ditë ku është parapa që ta zhvillojë edhe një ndeshje kontrolluese në ditët në vijim!

FC DRITA⚪️?