Drita e fiton derbin ndaj Gjilanit (Foto)

Drita e ka fituar derbin ndaj Gjilanit, me rezultat 3-1.

Kjo lojë si gjithmonë u përcjellë me atmosferë impozante nga të dy tifozëritë.

Drita kaloi në epërsi në minutën e 8’ me kapitenin Ardian Limani. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë Gjilani e nisi më mirë ku e barazoi rezultatin në minutën e 69’ me Hajdarin.

Kampionët e Kosovës e rikthyen epërsinë në minutën e 72’ me qendër sulmuesin Nwabueze.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Vuçaj në minutën e 90+5’.

Pas kësaj fitore Drita ngritet në pozitën e pestë me 26 pikë.

Kurse Gjilani mbetet në pozitën e katërt me 27 pikë.