Drita afër transferimit të sulmuesit të Shkëndijes

Ekipi gjilanas i futbollit, Drita, e cila brenda dy ditëve ka prezantuar Ilir Blakçorin dhe Hamdi Namanin nga skuadra e Llapit, është afër për ta bërë edhe një transfer tjetër në kuadër të përgatitjes së ekipit për sezonin e ri futbollistik.

KALLXO.com merr vesh se gjilanasit tashmë janë afër për të arritur marrëveshje me sulmuesin e skuadrës tetovare, Shkëndijes, Izair Eminin.

Shkëndija është kampione aktuale e elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut ndërsa Emini është pjesë e kësaj skuadre qe dy sezone.

Izair Emini

Emini është njëri prej sulmuesve më të mirë në qarkullim dhe pritet të prezantohet brenda pak ditëve te Drita.

Më herët, Emini ka qenë pjesë e skuadrës së Kukësit në kampionatin shqiptar.