Foto- Facebook

Drenica tregohet e fortë për Trepçën ’89 (Foto)

Drenica e ka mposhtur Trepçën ’89, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 26-të në Superligen e Kosovës.

Kreshnik Uka e zhbllokoi rezultatin në minutën e 10’ për rezultatin 1-0.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0.

Për rezultatin përfundimtar në pjesën e dytë përsëri shënoi Kreshnik Uka në minutën e 55’.

Drenica pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e pestë 37 pikë.

Ndërsa Trepça ’89 në pozitën e shtatë me 32 pikë.