Foto- Facebook

Drenica i jep leksion Flamurtarit, Trepça 89 e mund me poker Lirinë

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së 10-të në Ipko Super Ligën e Kosovës.

Ndeshjet kanë filluar nga ora 14:45.

Drenica ka shënuar një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Flamurtarit me rezultat të pastërt prej 3-0.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Taulant Dajaku në minutën e 21-të. Ndërsa golin e dytë pesë minuta më vonë e shënoi Kreshnik Uka.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Diar Mustafa në minutën e 45-të pas asistimit nga Taulant Dajaku.

Pjesa e dytë nuk solli asnjë gol.

Pas kësaj fitore Drenica radhitet në pozitën e pestë me 15 pikë, ndërsa Flamurtari në të katërtën me 16 pikë.

Trepça 89 ka arritur të shënoj një fitore  me rezultat të thellë prej 4:0 ndaj Lirisë në Prizren.

Pjesa e parë në këtë ndeshje mbaroi pa gola. Kurse në pjesën e dytë pamë rrebesh gola.

Serinë e golave në këtë ndeshje e shfrytëzoi Martin Mircevski  i Trepçës 89-të që shënoi në minutën e 47-të.

Për golin e dytë u deshtë të pritej deri në minutën e 85-të kur shënoi Ardian Muja.

Golin e tretë e shënoi Hasan Hyseni në minutën e 91-të.

Kurse për rezultatin përfundimtar u përkujdes Orges Gava në minutën e 93-të pas asistimit të Gëzim Rusit.

Trepça 89 pas kësaj fitore radhitet në pozitën e gjashtë me 14 pikë, ndërsa Liria e parafundit me vetëm 9 pikë.