Dortmund të pa ndalshëm, fitojnë me përmbysje ndaj Bayernit  në derbin ‘Der Klassiker’(Foto)

Ka përfunduar derbi më i madh në gjermani ndërmjet Dortmundit dhe Bayern Munich, që ndryshe njifet edhe si “Der Klassiker”, me përmbysje rezultati nga vendasit për rezultatin 3-2.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të xhiros së 11-të në Bundesligën gjermane.

Bayerni kaloi në epërsi në minutën e 26-të me golin e Robert Lewandowskit, pas asistimit të Gnarbyt.  Me rezultatin 0-1, përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi furishëm për vendasit, ku në minutën e 49-të barazuan rezultatin me anë të Reus nga penalltia.

Ishte përsëri Lewandwoski që e riktheu epërsinë e Bayernit në minutën e 52-të.

Reus u përkujdes që ta barazoi rezultatin në minutën e 67-të me një gol të bukur.

Për rezultatin final u përkujdes Paco Alcacer në minutën e 73-të pas një super asistimi nga Witsel.

Pas kësaj fitore Dortmundi forcon kreun e tabelës me 27 pikë, ndërsa Bayerni mbetet e tretë me 20 pikë, shtatë më pak se vendi i parë.