Foto: Goal.com

Dortmund ‘fabrikë’ e talentëve, nga 10 shitje përfiton afër 500 milionë euro

Burussia Dortmund njihet si njëri prej ekipeve më simpatike në Europë dhe me talentët më të mëdhenj të saj të cilët i rrit në skuadër dhe përfiton shumë prej tyre.

Goal.com sjell një analizë për Burussia Dortmundin, e cila nga 10 shitje të lojtarëve ka përfituar afër 500 milionë euro.

Mario Gotze doli prej akademisë së klubit dhe shumë shpejt u bë senzacion në futbollin europian duke zgjuar interesim të madh nga klubet e mëdha.

Në vitin 2013 Gotze u transferua te Bayern Munich për 37 milionë euro.

Gotze u rikthye te Borussia Dortmundi në vitin 2016, për shifrën e 22 milionë eurove.

Matthias Ginter u dallua me talentin e tij në Freiburg, ku u ble për 10 milionë euro nga Dortmundi në moshën 20 vjeçare,

Ginter pasi luajti për tri vite për Dortmundin u shit në Borussia Monchengladbach për 17 milionë euro.

Kështu Dortmund i fitoi 7 milionë euro nga shitja e tij.

Shinji Kagawa në vitin 2012 u transferua në Manchester United për 17 milionë funta, para se të rikthehej te gjermanët për vetëm 8 milionë euro, edhe këtu gjermanët i fituan 9 milionë euro.

Osmane Dembele i solli Dortmundit më së shumti përfitime, pasi e kishin blerë në vitin 2016 si tinejxher për vetëm 8 milionë euro, ndërsa e shiti në Barcelonë për 137 milionë euro.

Mats Hummels u transferua në Dortmund në vitin 2008 për vetëm 4 milionë euro, ndërsa u shit te Bayern Munich për 35 milionë euro.

Dortmundi nga shitja e Hummelsit dolën në fitim 31 milionë euro.

Ilkay Gundogan, mesfushori turk, erdhi në Dortmund nga Nurbergi për 5.5 milionë euro si 20 vjeçar.

Ai u transferua te Manchester City në verën e vitit 2016  për 22.1 milionë euro.

Kështu gjermanët dolën në fitim 14.5 milionë euro.

Pierre- Emerick Aubameyang u transferua në Borussia Dortmund në vitin 2013 nga St. Etienne për 13 milionë euro, ku bëri 213 paraqitje duke i shënuar 141 gola, duke e bërë njërin prej sulmuesve më të rrezikshëm në Europë.

Ai u transferua në Arsenal për një shumë rekord prej 62 milionë euro.

Kështu Dortmundi nga shitja e Aubas doli në fitim 51 milionë euro.

Henkrih Mkhitaryan në vitin 2013 u transferua në Dortmund nga Shakhtar Donestk për një shifër rekorde për klubin 27.5 milionë euro.

Por, Mkhitaryan u shit për 41.8 milionë euro tek Manchester Unitedi.

Dortmundi nga shitja e Mkhitaryan doli në fitim 14.5 milionë euro.

Sokratis Papastathopoulos u transferua nga Milani në BVB për 9.5 milionë euro.

Ai në afatin kalimtar të verës u transferua tek Arsenali për 15.9 milionë euro.

Christian Pulisic e mbyll listën e 10 lojtarëve të cilët i ka shitur Dortmundi prej sezonit 2013/14.

Pulicis gjatë afatit kalimtar të janarit ka zyrtarizuar shitjen e tij në Chelsea për 64.2 milionë euro.

Në total Dortmundi nga shitja e këtyre 10 lojtarëve ka fituar 418.8 milionë euro.