Donis Avdijaj tregon se kujt ia dedikon golat e shënuar

Sulmuesi i Williem II, Donis Avdijaj, sot ka shkëlqyer në fitoren e Kosovës ndaj Maltës me rezultat prej 5-0, duke i shënuar dy gola në minutat 78’, 80’.

Avdijaj ka thënë se është i gëzuar që i morën tri pikët.

“Jam shumë i gëzuar së pari që fituam dhe morëm tre pikë. Skuadra janë shumë të gëzuar. Kemi edhe një lojë që duhet të marrim së paku një pikë” ka thënë Avdijaj.

Ai gjithashtu ka thënë se golat e shënuar ia ka dedikuar babait të tij.

“Është ndjenjë shumë e mirë që realizova dy gola në këtë takim. Këto gola ia dedikojë babait tim që më ka përkrahur gjithmonë. Sigurisht se konkurrenca ndikon. Kemi nga dy apo tre lojtarë për secilën pozitë. Kjo na ndihmon shumë” ka përfunduar  Avdijaj për “Supersport”.