Donis Avdijaj afër transferimit në Juventus

Merkato e Janarit mund të jetë me fat për lojtarin kosovar Donis Avdijaj, pasi është duke e kërkuar skuadra e Juventusit.

Sipas portalin holandez “Soccernews.nl”, sulmuesi kosovar nuk ka pranuar që ta rinovojë kontratën me Williem II, skuadër në të cilën në këtë sezon i ka luajtur 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe i ka shënuar tetë gola dhe gjashtë asistime.

Forma e mirë e Avdijajt ka bërë që për të të interesohen skuadra si Arsenal e Juventus.

Sipas “Il Bianconero”, Avdijaj me të kuptuar interesimin e Juventusit nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe kalimi i tij te kampioni i Italisë duket të jetë shumë afër.

Avdijaj po ashtu është reprezentues i Kombëtares së Kosovës, ku i ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje.