Doni ta lini duhanin? Provoni këto mënyra të thjeshta

Jeni munduar shumë për të lënë cigaren por asnjëherë nuk ja keni arritur?! Këto mënyra më poshtë mund t’ju ndihmojnë dhe t’ja u bëjnë më të lehtë zgjidhjen e këtij problemi.

– Krijoni një listë me arsyet pse duhet ta lini dhe thuajini dhe të tjerëve: Njerëzit që kanë përkrahjen e të tjerëve kanë më shumë sukses në këtë drejtim. Çka ju duhet është të kërkoni ndihmë, të keni një partner që dëshiron të lë duhanin po ashtu dhe ta bëni publike vendimin, në mënyrë që të gjithë ta dinë dhe të mos keni rastin të huazoni një cigare. Tregojuni shokëve që do ta lini cigaren dhe se nuk dëshironi që ata t’ju ofrojnë më duhan.

– Bëhuni të vendosur: Mos ju besoni miteve se çfarë ndodh pasi të keni lënë duhanin. Dikush thotë se do të shtoni në peshë, ndoshta po, por kurrë nuk do të jetë më e dëmshme sesa duhanpirja. Kështu që mbani premtimet që i keni vënë vetes dhe ecni drejt suksesit.

– Ndryshoni rutinën tuaj: Nëse rutina juaj ditore ka qenë zgjimi në mëngjes, pirja e një kafeje me duhan, pse nuk merrni kafen në dorë dhe të bëni një ecje në punë apo të pini kafen në veturë. Largohuni nga duhani në çdo mënyrë të mundshme. Mbani një shishe me ujë apo ‘popcorn’ me vete, për t’i pasur duart e zëna dhe mos të keni mundësi të konsumoni cigare. Pastroni dhomën, zyrën, veturën nga të gjitha pakot e cigareve, shkrepëseve apo tablove të duhanit. Hani më shumë çamçakëzë.

– Programoni një listë me aktivitete për të bërë në momenti që ndiheni sikur nuk po ja dilni: Ka aktivitete të ndryshme që mund të bëni si p.sh të nxirni shëtitje qenushin tuaj, të dilni për vrap ose në palestër etj. /Rtklive