Foto: BBC

Djaloshi 5 vjeç fton të gjithë klasën të shikojnë birësimin e tij

Një djalë pjesë vjeçar ftoi të gjithë klasën e tij të kopshtit si dëshmitarë për birësimin e tij.

Djaloshi, emri i të cilit është Michael, u birësua ligjërisht nga një çift.

BBC, shkroi se Michael sipas një fotografie shihej deri sa po pushonte në një karrige të sallës së gjykimit deri sa ishte pranë prindërve të rinj birësues.

Mbrapa familjes së re, shiheshin klasa e pesë vjeçarit të cilët tundnin disa shkopinjë me zemra të ndërtuara prej letrës.

Gjatë seancës birësuese u dëgjuan edhe dëshmitë e klasës së Michaelit.

“Michael është shoku im më i mirë”, tha një djalë i vogël i quajtur Steven.

“Emri im është Lily dhe unë e dua Michael”, i tha një vajzë e vogël gjykatësit Patricia Gardner.

“Ne filluam vitin shkollor si familje”, tha mësuesi i Michael. “Familja nuk ka pse të jetë ADN, sepse familja është mbështetje dhe dashuri.”

Grupi i shokëve të klasës, mësuesit dhe prindërit filluan brohoritjet dhe duartrokitjet deri sa gjykatësi përfundonte seancën birësuese.

E enjtja ishte Dita e Përvjetshme e Gjykatës së Qarkut në Kent, dhe 37 fëmijë u birësuan nga familje të reja.