Dita e xhudisteve kosovare në ‘Athina 2019’, edhe Flaka Loxha fiton medaljen e artë  (Foto)

Xhudistja e re nga Kosova Flaka Loxha, e ka fituar medaljen e artë në Kupën Europiane për Juniore në Athinë, “Athina 2019”.

Pas fitimit të medaljes së artë nga  Erza Muminoviq, edhe Flaka Loxha ka triumfuar në kategorinë e Juniorve deri  57 kilogramë.

Loxha në finale arriti ta mposhtu Austriaken Lisa Grabner dhe ta fitoj medaljen e artë.

Flaka në ndeshjet tjera triumfoi ndaj turkes Hasret Bozkurt, gjermanes Marina Zapros dhe hungarezen Brigitta Varaga.