Distria Krasniqi - ARKIV

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Kinë

Kanë mjaftuar vetëm 16 sekonda që Distria Krasniqi ta hedhë në tatami medalisten e bronztë të Lojërave Olimpike Rio 2016, Ami Kondo të Japonisë.

Xhudistja Krasniqi fitoi medaljen e artë me ipon në finale, në kategorinë -48 kg, të Mastersit Top-16, që po mbahet në Guangzhou të Kinës.

Në këtë garë po marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore.

Distria fitoi 1800 pikë Olimpike.

Pas pak finalja e xhudistes tjetër nga Kosova, Nora Gjakova.